Kryetarja e forumit të gruas e PDIU: synojmë tre deputet në Elbasan

  • E premte, Shk 17 2017

Kryetarja e Forumit të Gruas e Partisë Drejtësi Integrim Unitet njëherazi Zv/Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Znj. Vjollca Braho së bashku me Kryetarin e PDIU për Elbasanin Z.Servo Mehmeti, kanë marrë pjesë në takimin e Forumit të Gruas së PDIU në Elbasan.

Ky takim u zhvillua në kuadër të organizimit për zgjedhjen e kryetarëve të forumeve drejtuese të PDIU-s në të gjithë vendin. Nga Elbasani Znj.Braho deklaroi se PDIU synon të marrë 2-3 deputet në këtë qark. Ajo vlerësoi punën e shkëlqyer të bërë nga deputeti Aqif Rakipi në Elbasan, ndërsa u shpreh se nëse Forumi i Gruas së PDIU do të jetë i fortë, kjo parti shpreson të marrë 2-3 deputet.

E pranishme në takimin e organizuar nga dega e PDIU në Elbasan, kryetarja e Forumit të Gruas e kësaj force politike u shpreh se ka nisur procesi i takimeve me Forumin e Gruas së PDIU në të gjithë Shqipërinë. Kryetari I PDIU për Elbasanin Z.Servo Mehmeti I pranishëm në takimin me forumin e gruas të kësaj force politike, përshëndeti takimin ndërsa shprehu bindjen se forca e gruas është shumë e rëndësishme për këtë parti. Të pranishme në takim ishin gra anëtare dhe simpatizante të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Lexuar 73 here
Publikuar ne ELBASANI SOT





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 62 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE