NEWS FLASH
Tamara Ecclestone çmend plazhin - E premte, 24 Shkurt 2017 16:56
Mahnit Era Istrefi në klipin e ri ‘Redrum’ - E premte, 24 Shkurt 2017 16:54
Kimit i del gjoksi - E premte, 24 Shkurt 2017 16:47

Lojërat Olimpike 2024, 200 mijë firma kundër në Hungari

  • E premte, Shk 17 2017

Në Hungari ka nisur një lëvizje kundër kandidaturës së Budapestit për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2024.

Sipas medias vendase, nisma është ndërmarrë nga Lëvizja “Momentum”, e cila ka mbledhur mbi 200 mijë firma në një peticion që do të thotë se mund të mbahet edhe një referendum në lidhje me këtë çështje. Budapesti kërkon që të bëhet i pari vend i Europës Lindore që organizon Lojërat Olimpike që pas shembjes së sistemit komunist. Qeveria hungareze dhe bashkia kanë mbështetur plotësisht këtë kandidaturë, ndërkohë që krejtësisht e kundërta ndodh me popullsinë që duket se vendos jo pak. Në vitin 2015, në Hamburg u mbajt një referendum kundër organizimit të Lojërave Olimpike, rezultati i të cilit detyroi Komitetin organizativ të këtij qyteti që të tërhiqet nga gara. Në të njëjtën kohë, nga gara u tërhoq edhe kandidatura e Romës, kryebashkiakja e së cilës, Virginia Raggi vendosi që të mbajë premtimin e saj elektoral para marrjes së këtij posti. Në një sondazh të publikuar në fund të muajit janar ne Hungari rezulton se nëse do te mbahet ndonjë referendum, 51.95% e qytetarëve të Budapestit do të votojnë kundër organizimit të Olimpikeve të vitit 2024, shifër kjo shumë më e lartë se ajo e regjistruar në sondazhin e muajit shtator të vitit 2016. Emrat e vendeve kandidate për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024 do të mësohen në shtator pas mbledhjes së radhës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që do të mbahet në Lima të Perusë. / Top Channel

Lexuar 9 here
Publikuar ne Sport





Shperndaje Lajmin

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE