NEWS FLASH
Tamara Ecclestone çmend plazhin - E premte, 24 Shkurt 2017 16:56
Mahnit Era Istrefi në klipin e ri ‘Redrum’ - E premte, 24 Shkurt 2017 16:54
Kimit i del gjoksi - E premte, 24 Shkurt 2017 16:47

horti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, KLD rrëzon Xhafën

  • E premte, Shk 17 2017

Mësohet se Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka drejtuar një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me pretendimet e kreut socialist të Komisionit për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj.

Keshilli i Lartë i Drejtesise ka rrëzuar pretendimet e Fatmir Xhafës sa i përket përzgjedhjes së kandidaturave të gjyqtarëve për shortin e anëtarët të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe në letrën e përgjigjes thuhet se është respektuar pikë për pikë ligji sa i përket përzgjedhjes së kandidaturave si dhe thekson se lista është hartuar me transparencë të plotë dhe për 128 gjyqtarë janë evidentuar të gjithë të dhënat personale. News 24 zbardh letrën e KLD dërguar presidentit Nishani, ku theksohet se lista i është dërguar Kuvendit në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. Sipas KLD mungesa e respektit institucional pengon zbatimin e reformës, ndërsa institucioni udhëhiqet vetëm nga korrektesa, transparenca dhe respektimi i ligjit, ndërsa KLD nuk interpreton por zbaton në mënyre strikte dhe rigoroze Kushtetutën. Të hënën kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, në cilësinë e ish-kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi, e ka cilësuar të paligjshëm procesin e zgjedhjes së Këshillit të Emërimeve në drejtësi. Në letrën që i ka dërguar presidentit, kryeparlamentarit dhe kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafaj thotë se procesi përzgjedhjes së listave nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën. “Kjo do të thotë, që edhe rezultati i nxjerrë nga shorti është antikushtetues”, thotë kreu socialist i Komisionit të Ligjeve, sipas të cilit në proces janë përdorur dy standarde. Ky qëndrim i Fatmir Xhafaj është një qëndrim i kundërt me atë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili e mbrojti publikisht procedurën e ndjekur nga Prokurori i Përgjithshëm, kur ai u akuzua nga Ambasadori amerikan, Donald Lu, shkruan BW. Megjithatë, sipas Fatmir Xhafajt i injorimi i këtij fakti cenon besueshmërinë e qytetarëve në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe kompromenton sinqeritetin e faktorëve politikë dhe institucionale në deklarimet e tyre për të mbështetur reformën në drejtësi./Albeu.com/

Lexuar 18 here
Publikuar ne Politike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 125 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE