Protesta e opozitës do të zgjasë 4 orë, policia: Skenar për të provokuar një "21 Janar" të dytë

  • E premte, Shk 17 2017

Opozita pritet që nesër të mbushë sheshet pasi zhvillon protestën e paralajmëruar. Mësohet se Partia Demokratike ka njoftuar Policinë për protestën që do të mbajë nesër para kryeministrisë.

Në kërkesën e PD-së drejtuar policisë së kryeqytetit thuhet se protesta do të zgjasë katër orë dhe për këtë duhet të bllokohet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Deri tani selia blu ende nuk ka dhënë detaje të protestës por fakti që leja është për katër orë do të thotë se do të ketë më shumë se sa disa fjalime politike. Gjithashtu policia bën me dije se është e mobilizuar pasi priten provokime nga ana e protestuesve. “Masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme. Kordoni i parë do të jetë me efektive femra. Por ka informacione që mund të ketë provokime dhe goditje me gurë nga ana e protestuesve”, bëjnë të ditur burimet e policisë./albeu.com/

Lexuar 13 here
Publikuar ne Politike





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 68 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE