Politike

E premte, Pri 28 2017

Monika Kryemadhi, e cila prej 24 korrikut do të jetë zyrtarisht Zonja e Parë e vendit, do të kishe preferuar si President Petrit Vasilin ose Arta Daden më shumë sesa bashkëshortin e saj. Duke folur për mediat pas votimit të Metës President, Kryemadhi tha se rrethanat ishin të atilla, duke shtuar se nuk duam në Shqipëri një Maqedoni të dytë. Kryemadhi: Kam votuar si një deputet e thjeshtë. Zonja e Parë nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë, mos u shqetësoni se Shqipëria nuk është një vend aq i pasur sa të krijojë institucione të tilla. Jam deputete e Kuvendit.

Do jeni deputete dhe pas 18 qershorit? Kryemadhi: Sigurisht. Do jem në listë, do drejtoj qarkun që kam marrë përsipër deri në fund.

Do kandidoni për drejtimin e LSI? Kryemadhi: Për të drejtuar LSI duhet të hysh në një anëtar një votë. Nuk e kam menduar akoma, më lini të marr pak veten. Vasili është zëvendëskryetar i parë, normalisht që do marrë pjesë në garë. Kemi një mbledhje Kryesie tani shpejt, do shikojmë se çfarë do bëjmë.

E uruat bashkëshortin? Kryemadhi: Akoma se kam uruar se nuk jam e kthjellët për çfarë ndodhi. Mendoj se vendi ka nevojë për stabilitet dhe garanci për të mos u bërë Shqipëria dhe Maqedonia. Dhe ju nuk do të ishit të kënaqur që gazetarët të ngelin në parlamentin shqiptar herë pas herë si në parlamentin maqedonas. Unë do ti uroj që ti japë Zoti kthjelltësi, mençuri që pozicionin të cilin ai e mori ta bëjë ashtu siç duhet bërë. Shqipëria ka nevojë për shumë stabilitet dhe zhvillim të fuqishëm ekonomik. Ka nevojë për një stabilitet politik. Mua do të më pëlqente Petrit Vasili dhe Arta Dade, por nganjëherë pakica i nënshtrohet shumicës.

Zgjedhjet Kryemadhi: Opozita duhet të vijë dhe të marrë pozicionin e saj, të vijë të bëjë rolin e saj edhe pse ajo ka të drejtë për shumë gjëra që ngre, mendoj që fjala është ajo që kemi si armën më të fortë. Meta do drejtojë fushatën e LSI Kryemadhi: Sipas Kushtetutës ai bëhet President me 24 korrik 2017, momentin që betohet.

E premte, Pri 28 2017

Mesazhi i parë i urimit në adresë të Ilit Metës pas votimit të tij si President i ri i vendit ka ardhur nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

E premte, Pri 28 2017

Ilir Meta pritet te marre votat sot për të drejtuar shtetin shqiptar nga posti i Presidentit të Republikës. Ilir Meta 48 vjeç është një nga politikanët me karrierën më të pasur në Shqipërinë pluraliste, i cili i hyri politikës në moshën 22-vjeçare me Forumin Rinor Socialist. Meta bëhet kështu Presidenti më i ri në moshë i pas vitit 1992. Kreu i LSI-së është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë që nga 22 marsi 1992, kur nisi nga puna Parlamenti i parë pluralist. Ilir Meta ka lindur në Skrapar, më 24 mars 1969, dhe ka studiuar për Ekonomi Politike pranë Fakultetit të Universitetit të Tiranës, ku ka ndjekur studimet universitare dhe pasuniversitare. Ai është i martuar me Monika Kryemadhin, deputete e LSIsë, dhe është babai i dy vajzave e një djali. ANGAZHIMI POLITIK Ilir Meta e filloi përfshirjen e tij politikë në vitin 1990 si pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Studentore, që solli rënien e regjimit komunist dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Ai është një ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH) në Partinë Socialiste të Shqipërisë, duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese, si nënkryetar (1992-1995) dhe kryetar (1995-2001). Më pas, karriera e tij ka vijuar me forumet e PS, kur nga viti 1993–2003 ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Në vitet 1993–1996, Meta nënkryetar i Partisë Socialiste të Tiranës dhe sekretar ndërkombëtar. Gjatë viteve 1997–1998, Meta ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës. Kulmi i aktivitetit politik të tij ishte korriku i vitit 2003, kur, pas debateve me Kryeministrin Nano, ai dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij partiake dhe qeverisëse, ndërsa me një grup mbështetësish të PS themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në zgjedhjet e para parlamentare të LSI-së, ato të vitit 2005, LSI mori 5 mandate deputetësh, duke ndikuar në daljen e PS-së në opozitë. Ndërsa në zgjedhjet e fundit, ato të 2013-s, LSI në koalicion me PS fitoi 16 mandate deputetësh. POZICIONET SHTETËRORE Që nga viti 1997, kur e majta erdhi në pushtet, Ilir Meta ka mbajtur postin e sekretarit të Shtetit për Integrimin Europian pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në vitet 1998–1999, zv.kryeministër dhe ministër i Koordinimit. Kulmi i tij në ekzekutiv ishte nëntori i vitit 1999, kur në moshën 30- vjeçare u zgjodh Kryeministër i Shqipërisë dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në qershor 2001, fiton një mandat të dytë deri në shkurt 2002. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ndërmori një seri reformash të rëndësishme, duke u bërë pjesë e Procesit të Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian. Në një moment, kur vendi mund të kalonte në një kolaps politik, në 2009-n, kur PD nuk kishte votat të qeveriste e vetme, LSI u përfshi në koalicionin qeverisës me postin e zv.kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme dhe më pas ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Në 2013-n, ai firmosi koalicionin me Edi Ramën dhe u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë, detyrë që vijon ta ushtrojë. /Panorama

E premte, Pri 28 2017

Pak orë para votimit në Kuvend të Presidentit të ri të vendit, Ilir Meta është certifikuar nga dy institucione të pavarura për pastërtinë e figurës së tij.

E enjte, Pri 27 2017

Nuk ka më dilema që Ilir Meta, kryetari i Kuvendit dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim është kandidat për President të Republikës.

E enjte, Pri 27 2017

Kryeministri Edi Rama deklaroi paraditen e së enjtes se “pa reformë në drejtësi nuk mund të rrisim fluksin e investimeve të huaja”.

Faqja 1 ne 144





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 52 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE