Nafta dhe kromi, 15.5 përqind më shumë se në 2016

  • E premte, Shk 17 2017

Instituti i Statistikave raportoi se në janar kompanitë shqiptare eksportuan në tregjet e huaja 15.5 për qind më shumë mallra se sa një vit më parë duke sjellë 22 milionë euro të ardhura shtesë për ekonominë.

Sipas Instat rritja është udhehequr nga zëri minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Prej tre vitesh eksportet e këtij grupi kanë shënuar rënie të vazhdueshme, sipas pasojë e uljes së fortë të çmimeve të naftës dhe kromit në bursa. Sipas Instat, krahasuar me janarin e vitit të kaluar eksportet e grupit të energjisë dhe mineraleve gati u dyfishuan si pasojë e rikthimit të eksporteve masive të naftës. Por lëndët e para nuk janë zëri i vetëm me ecuri pozitive. Industria e fasonit po ashtu ka vazhduar tendencën pozitive të nisur që në vitin 2015. Në muajin janar eksportet e tekstileve dhe këpucëve ishin 9 miliardë lekë ose rreth 67 milionë euro me një rritje mbi 7 për qind krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Vec naftës dhe industrisë së fasonit zëri i tretë me ecuri pozitive në janar ka qenë ai i materialeve të ndërtimit. / Top Channel

Lexuar 27 here
Publikuar ne Ekonomi





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 57 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE