NEWS FLASH
Tamara Ecclestone çmend plazhin - E premte, 24 Shkurt 2017 16:56
Mahnit Era Istrefi në klipin e ri ‘Redrum’ - E premte, 24 Shkurt 2017 16:54
Kimit i del gjoksi - E premte, 24 Shkurt 2017 16:47

Nisin inspektimet online, Dritan Sejko: do të rritet transparenca

  • E premte, Shk 17 2017

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qendror, Z. Shkëlqim Hajdari zhvilloi në ambientet e këtij institucioni një takim me kryeinspektorët e inspektoriateve shtetërore në kuadër të bashkërendimit të punës ndërmjet këtyre inspektoriateve, për inspektimet online.

I pranishëm në këtë takim, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z.Dritan Sejko deklaroi se Inspektimi online rrit transparencën dhe përgjegjësinë përpara trupave tona të inspektimit.Më tej Z.Sejko shprehu besimin në këtë projekt, duke theksuar se Kjo është e vetmja mënyrë që të kemi rezultate frytdhënëse. Menjëherë pas takimit u krye një inspektim online nën drejtimin metodologjik të Inspektoratit Qendror, pranë një operatori biznesi në kryeqytet, nga ana e grupeve të Inspektimit të tre Inspektorateve Shtetërore: Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; dhe të Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë.

Lexuar 23 here
Publikuar ne Aktualitet





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 127 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE