Hetimi i CEZ-Avokatja e Shtetit nuk paraqitet në komision; Spaho:Policia ta sjellë me forcë

  • E premte, Shk 17 2017

Komisioni hetimor me objekt verifikimin e ligjshmërisë për zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes mes qeverise shqiptare dhe kompanise CEZ, u mblodh të premten, por pa rezultat.

Maxhoranca e bojkotoi mbledhjen, ndërsa Avokatja e Shtetit, Alma Hicka, ne cilesine e deshmitares, nuk u paraqit në seancën e sotme. Kryetari i komisionit, Edmond Spaho përsëriti thirrjen ndaj saj per te deshmuar dhe në rast se edhe ditën e hënë, ajo nuk paraqitet do t’i kërkohet Policisë së Shtetit ta sjellë me forcë para komisionit. “Avokatja e shtetit, Alma Hicka nuk u paraqit sërish sot në komision për të dëshmuar për aferën e CEZ-t. E kemi thirrur sërish për të dëshmuar ditën e hënë dhe në rast se nuk do të paraqitet, do ta sjellim forcërisht” u shpreh ai.

Lexuar 30 here
Publikuar ne Aktualitet





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 64 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE