Aktualitet

E shtune, Mar 25 2017

Parlamenti ka miratuar porjektligjin e ri për ish të përndjekurit politik.Të gjithë ata ish të dënuar që nuk kanë aplikuar dot në kohë, tashmë kanë afat deri më 31 dhjetor 2017 për të dorëzuar dokumentat dhe për tu future në skemën e dëmshpërblimeve.

E shtune, Mar 25 2017

Me një Vendim të Këshillit të Ministrave anë miratuar emrat e pronarëve të trojeve që janë zënë nga objekte ndërtime pa leje, për të cilat është dhënë leja e legalizimit.

E shtune, Mar 25 2017

2017 të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë pushtuan këtë të shtunë bulevardin para sheshit ‘Skënderbej’.

E shtune, Mar 25 2017

Të dielën në orën 02:00 të mëngjesit akrepat e orës lëvizin 60 minuta para, duke rikthyer orën verore.

E premte, Mar 24 2017

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në një botim të veçantë, sqaron të gjitha ndryshimet në skemën e pensioneve gjatë muajve të fundit.

E enjte, Mar 23 2017

Kompensimi për efekt të procesit legalizues, përfituesit në 5 qytete Agjencia e Pronave: Përfitojnë 340 familje, ja dokumentet Janë rreth 340 pronarë të shpronësuar për efekt të procesit legalizues, të cilët kanë mundësi të marrin kompensimin për tokën që u është zënë nga ndërtimet pa leje. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton hapjen e aplikimeve për fondin 1.5 milionë dollarë të vënë në dispozicion nga ALUIZNI. Gazetat kanë botuar sot listën e plotë të përfituesve në 5 qytete, përkatësisht në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Kavajë.

Në njoftimin e ATP­së theksohet se procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve ka nisur prej fillimit të kësaj jave dhe nuk do të jetë i kufizuar në afat. Për kryerjen e pagesës në masën respektive për secilin prej pronarëve të shpronësuar për efekt të procesit legalizues është e nevojshme që më parë të bëhet plotësimi i dosjes. Qytetarët duhet të paraqesin në agjenci numër llogarie, kopje të kartës së identitetit, prokurë të posaçme, mandatin e pagesës prej 2 mijë lekësh, certifikatë familjare dhe dëshminë e trashëgimisë.

Vlen të theksohet se ata të cilët kanë aplikuar më parë dhe nuk kanë përfituar për shkak të mungesës së një apo më shumë dokumenti kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto familje nuk do të kenë detyrimin për të paguar tarifën e shërbimit prej 2 mijë lekësh, nëse vërtetojnë që e kanë kryer më parë. Ligji i ndryshuar i legalizimeve parashikon që 70% e fondit të arkëtuar të shkojë për kompensimin e pronarëve të shpronësuar. Kështu, paralelisht me procedurat e kalimit të pronësisë, pra pajisjes me tapi të qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje, bëhet edhe kompensimi i familjeve pronare.

Faqja 1 ne 423





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 95 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE