Vendi

E shtune, Mar 25 2017

Tuniziani që drejtonte me shpejtësi automjetin e tij drejt një zone të mbipopulluar “shopping”-u në qytetin portual të Anversës në Belgjikë, i arrestuar ditën e djeshme, është ngarkuar sot me akuza për terrorizëm, edhe pse motivet e asaj që donte të bënte ai mbeten ende të paqarta. I dyshuari 39-vjeçar, i identifikuar si Mohamed R., u akuzua për “përpjekje për të vrarë me metoda terroriste, përpjekje për të goditur e plagosur me metoda terroriste, si dhe armëmbajtje pa leje”, njoftoi zyra e prokurorit federal.

Gjithsesi, një burim i afërt me hetimin tha se prokurorët nuk mund të konfirmojnë nëse sulmi mund të ishte terrorist, duke shtuar se drejtuesi i automjetit la shumë pak për të kuptuar gjatë marrjes në pyetje. Të tjerë burime thanë se akuzat mund të interpretohen si “masa parandaluese” në mënyrë që të mbajnë të dyshuarin në paraburgim. Incidenti erdhi vetëm një ditë pas një tjetër sulmi ndaj Parlamentit britanik, i cili la 5 persona të vdekur përfshi agresorin.

E mërkura ishte gjithashtu përvjetori i parë i sulmeve të Brukselit, kur u shënuan 32 viktima. Mohamed R. ngiste me shpejtësi automjetin e tij në drejtim të tregut “Meir” në Anversa, duke detyruar njerëzit të largoheshin me shpejtësi nga rruga, njoftuan autoritetet. Por nuk pati asnjë të lënduar, ndërsa raportohet se ai kishte injoruar më herët një urdhër ndalimi nga ushtarët ruajtës. / Top Channel

E hene, Shk 27 2017

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në kuadër të misionit të saj për të mbështetur dhe nxitur zhvillimin e kompanive shqiptare, administron disa fonde grant të alokuara nga Qeveria Shqiptare.

E merkure, Shk 15 2017

Kryetarja palestineze Hanane Achraoui deklaroi sot se pozicioni i administratës Trumë mbi zgjidhjen me dy shtete, në thyerje të dukshme me atë të administratave të mëparshme për të zgjidhur konfliktin me Izraelin, nuk ka asnjë kuptim.

E merkure, Jan 04 2017

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raportohet të jetë arrestuar në Francë.

E enjte, Dhj 15 2016

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të njoftojë muajin e ardhshëm se do ta kalojë kontrollin e bizneseve të tij në duart e fëmijëve dhe drejtuesve ekzekutivë, për të eliminuar çdo konflikt të mundshëm interesi.

E diel, Gus 14 2016

Në Mitrovicë ka filluar revitalizimi i urës mbi lumin Ibër, që ndanë pjesën jugore me atë veriore të banuar me serbë. Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Mitrovicës jugore Agim Bahtiri, duke theksuar se marrëveshja e Brukselit do të zbatohet deri në fund. ‘’Sot në orën 10 kanë filluar punët, dhe kompanitë e kontraktuara janë duke e pastruar me kamionë e bagerë..‘’ ka deklaruar Bahtiri. Ndryshe, marrëveshja për revitalizimin e urës vjen pas dialogut të zhvilluar në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. ‘’Ne kemi marrëveshje që kemi arritur në Bruksel dhe kjo marrëveshje do të zbatohet pikë për pikë. Punët që janë neglizhuar dei tash janë çështja e nënshkrimit të memorandumit të kufijve administrativ. Tash kjo pjesë është duke u pastruar dhe kompanitë janë duke i kryer punët e veta”, ka thënë Bahtiri. ,Ora News/

Faqja 1 ne 14





Shperndaje Lajmin

Kush eshte online

We have 86 guests and no members online

SHKARKONI APLIKACIONIN MOBILE